PRAPAKTHIM
m.
- Kthim i dikujt prapa, duke u rrotulluar në vend ose në një vijë rreshtore. Prapakthim ushtarak. Prapakthim i shpejtë. Hapi i prapakthimit. Bëj prapakthim.
- Kthimi prapa i dikujt dhe lëvizja e tij në drejtimin e kundërt me të parin; zmbrapsje. Armiku bëri prapakthim.
- fig. Kthimi në gjendjen a në rrugën e mëparshme; pendim, tërheqje. S`ka mundësi prapakthimi.