Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    PRAPAMAL

    m.
    1. Krahinë që shtrihet prapa një mali, përtej malit, tejmal (thuhet nga ata që banojnë në anën tjetër të atij mali). Banorët e prapamalit. Kullotat e prapamalit. Japin e marrin me ata të prapamalit.
    2. përmb. Banorët e kësaj krahine, prapamalasit, tejmalasit. U turr (u ngrit më këmbë) i gjithë prapamali.