PRAPANIK
Im. sh. etnogr.
- Copë cohe, basme etj., e punuar si përparëse e vogël, që mbanin prapa gratë e disa viseve.
IImb.
- Që ka mendime e koncepte të vjetruara e të dëmshme për shoqërinë tonë, që është në kundërshtim me kërkesat, normat e zakonet socialiste; që s'është me kohën, që bëhet pengesë për ecjen përpara; i prapambetur; i vjetruar. Njeri prapanik. Zakone (koncepte, ide) prapanike. Ligje (metoda) prapanike.
- si em. ~, ~U m. sh. ~Ë, ~ËT. Njeri prapanik. Kritikuan prapanikët.
- si em. ~E, ~JA f. sh. ~E, ~ET. Diçka, të cilës i ka kaluar koha, që s'është me normat e moralit tonë e të jetës sonë socialiste. Luftojmë prapaniken, mbrojmë përparimtaren.
- si em. ~E, ~JA f. bised. Prapanicë.