PRAPAROJË
f. sh. usht.
- Repart a nënrepart që qëndron prapa trupave kryesore ushtarake në marshim në një largësi të caktuar dhe ka për detyrë t'i ruajë e t'i sigurojë ato nga sulmet e befasishme të armikut. Praparoja e Brigadës I Sulmuese. Forcat e praparojës. E lanë praparojë.
- përd. mb. Që ka për detyrë të ruajë e të sigurojë trupat kryesore, të cilat lëvizin përpara. Njësit praparojë.