PRAPËSI
f. sh.
- Të qenët i prapë, sjellje e prapë; veprim i keq, punë e mbrapshtë. Prapësitë e fëmijës. Nuk bën prapësi.
- Fjalë e keqe. Nuk thotë prapësi. Nuk nxjerr prapësi nga goja.
- Mungesë përparimi e mbarësie në diçka, mbrapshti; fatkeqësi, e keqe; kund. mbarësi. Sjell (ndjell) prapësi. E ndiqnin prapësitë. Filloi (nisi) prapësia. Nga erdhën gjithë ato prapësi? Nuk iu ndanë prapësitë.