PRAPËSOHEM
vetv.
- Bëj hapa prapa, shtyhem prapa; tërhiqem, zmbrapsem. U prapësuan në anë të rrugës. U prapësua disa hapa. U prapësua ushtria armike.
- Ndërpres diçka që kam nisur, e lë në mes një punë. U prapësova, nuk më pëlqeu.
- Mohoj atë që kam thënë më parë, ndryshoj mendjen; tërhiqem. Nuk prapësohet për atë që tha.
- Bëhem i prapë, filloj të bëj prapësi. Është prapësuar djali (vajza).
- Pës. e PRAPËSOJ 1-3,5. U prapësua fejesa.