PRASHIT
kal.
- Rrëmoj jo thellë tokën e mbjellë, pasi kanë dalë e janë rritur bimët, që të shkrifërohet, të ajroset e të marrë lehtë lagështirën e nevojshme; punoj tokën e mbjellë dhe qëroj barërat e këqija me shatë ose me kultivator; mbath bimët me dhe, përdhej. Prashiti misrin (grurin, pambukun, perimet, vreshtin). Prashit qepët (domatet, lakrat). Prashit me shatë (me kultivator). Prashitin me krahë.
- edhe jokal. fig. mospërf. Flas shumë për një çështje, për të cilën nuk interesohet njeri a nuk tregohet vëmendja e duhur; mundohem më kot ta bind dikë me fjalë; flas për një gjë, për të cilën nuk duhet folur, flas kot; llomotit, shij. Prashit në erë. Lëre të prashitë. Prashiti mbarë e prapë. Prashiti, prashiti, po s`bëri gjë.