Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    PREHEM

    vetv.
    1. Rri ndenjur a shtrirë për të pushuar, pushoj e çlodhem. U prehën për një orë. Prehen në hije. Prehu, se je i lodhur!
    2. Merrem me diçka që më çlodh; ndiej kënaqësi; gjej qetësi. Prehem duke shëtitur (duke luajtur shah).Të prehen sytë kënaqesh duke shikuar gjëra të këndshme.
    3. vet. veta III iron. Rri, qëndron prej kohësh pa e lëvizur njeri; dergjet. Preheshin ca hekurishte në një qoshe.
    4. vet. veta III fig. lart. Rri i varrosur diku; pushon. Prehen dëshmorët e lirisë në Atdheun tonë të dashur. Prehet nën dhe. Prehu i qetë, o shok, se hakun do të ta marrim...

      Shprehje

      • Prehet (fle, e ka zënë gjumi) mbi dafina shih te DAFIN/Ë,~A.