PREKËS
mb.
- Që ka të bëjë me ndijimin e të prekurit, që provohet me anë të prekjes. Ngacmues prekës.
- Që ka mani të prekë çdo gjë që sheh, që nuk i rrihet pa prekur diçka; keq. që ka mani a zakon të vjedhë. Djalë prekës.
- fig. Që të ngjall ndjenja të forta, që të lë mbresa, mallëngjyes. Çast prekës. Fjalim prekës. Skenë prekëse. Bukuri prekëse. Tregim prekës.
- Përd. em. sipas kuptimit 2 të mbiemrit. Ishte prekës i madh (i pandreqshëm).