Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    PREKUR

    Ias.
    1. Njëra nga të pesë shqisat: mundësia dhe aftësia për të ndijuar e perceptuar diçka me anë të lëkurës a duke e prekur; prekje. Shqisa e të prekurit.
    IImb.
    1. Që është prekur nga një sëmundje; i sëmurë. Fidanët e prekur. Pemët (kokrrat) e prekura. Kafshët (bagëtitë) e prekura. Bletët e prekura.
    2. bised. Që është prekur nga tuberkulozi. Njeri i prekur. Ishte i prekur.
    3. fig. Që ka përbërje a prejardhje politiko-shoqërore jo të mirë, që është prekur nga reformat e pushtetit popullor. Njeri i prekur.
    4. fig. Që ka mbresa të thella për diçka, i mallëngjyer; që ndien dhembje për dikë a për diçka; i tronditur, i shqetësuar shumë; i fyer. I prekur në sedër. Ishte shumë i prekur. E ndjente veten të prekur.
    5. Përd. em. sipas kuptimeve 2,3 të mbiemrit. Të prekurit dhe armiqtë. Petkat e të prekurit.