PREMTOJ
kal.
- Jap fjalën se do ta kryej një punë, e marr përsipër ta bëj diçka, jap një premtim; e siguroj dikë se do t`ia jap atë që më kërkon; zotohem. I premtoi një libër. Më pati premtuar se do të vinte (se do të më shkruante). Premtuan se do të punojnë me forca të shumëfishuara.
- jokal. Jap shpresa se do të bëhem i mirë, ngjall shpresa se do të përparoj në një drejtim të caktuar etj. Ai djalë premton shumë.