PRES
Ikal.
- Heq a ndaj një pjesë nga e tëra ose e copëtoj me një mjet të mprehtë; çaj së gjati një pjesë të trupit me diçka të mprehtë; shkurtoj, ther, korr etj. me diçka të mprehtë: pres bukën (mishin, mollën); pres degët; pres flokët (thonjtë); prenë misrin; preu një qengj (bised.) theri një qengj; preva faqen; m'i preu duart teli (filli).
- jokal. v. III është i mprehtë: nuk pret thika.
- bised. Vras në masë; shfaros, grij: e prenë bletën e mbytën bletën për t'i marrë mjaltin; prenë një fshat të tërë.
- Shënoj kufijtë e diçkaje; e ndaj a e punoj sipas një forme, një kallëpi etj.: prenë themelet e shtëpisë vijëzuan themelet për t'i hapur; presin tulla (tjegulla); preu një kostum (një pallto).
- E ndaj me diçka; v. III e ndërpret dhe e ndan më dysh: drejtëza AB pret drejtëzën CD në pikën E (gjeom.); lumi e pret fushën mespërmes.
- Nxjerr në qarkullim një monedhë të re.
- Marr një biletë, një faturë etj. kundrejt një pagese ose një dokument për një porosi a për diçka tjetër: kam prerë dy bileta për në operë; preu fletëporosinë (fletëdaljen).
- Kapërcej rrugën kryq para dikujt; i zë udhën dhe e ndaloj: ma preu udhën një makinë; priti dhentë!
- Edhe jokal., kaloj drejt e mespërmes për shkurt; i bie; kthej; v. III bie, nxjerr: preu përmes fushës; preu djathtas (majtas); kjo rrugë pret më shkurt.
- fig. Ndërpres diçka; ndal; lë; pushoj; them drejtpërdrejt e me vendosmëri për të mos vijuar më tej; bised. e caktoj përfundimisht diçka; vendos: i prenë kërkimet; e prenë lojën (këngën); ka prerë ushqimin; ia pres rrugën diçkaje (fig.) marr masa që të mos zhvillohet më; e ndaloj; ia preu me sëpatë ia tha copë; ma preu më tha fjalën e fundit, më tha mendimin e tij të prerë; ma preu çmimin (pazarin); prenë ditën e dasmës, e prenë të niseshin pas dy ditësh.
- v. III më ngrin: na preu era.
- Edhe fig., më dhemb shumë, më ther, më sëmbon: më pret barku; më pret në shpatull; më preu malli për fëmijët; nuk më preu për atë! (iron.).
- fig. E dobësoj a e pakësoj diçka; ia ul forcën, vrullin etj.; e lodh shumë, e këput: ia preu hovin; ma preu oreksin; m'i preu këmbët (duart); vdekja e të birit e preu fare.
- I shtie gjellës diçka të thartë; mpiks: e preu supën me limon; e preu qumështin.
- Nuk e mbaj fjalën a besën; e tradhtoj: e preu në besë.
- Edhe jokal., fig. bised. kap, kuptoj; mendoj: aq ia pret atij; nuk ma preu mendja.
- Ia marr këngës pas këngëtarit të parë, me një zë tjetër, ia kthej: njëri ia merrte, tjetri ia priste; ia pret bukur.
IIkal.
- Edhe jokal., rri në një vend për një kohë derisa të vijë dikush, të ndodhë diçka, të mbaroj një punë etj.; dal në vendin ku do të vijë dikush a diçka ose i dal përpara; ruaj, përgjoj; rri gati për të vepruar: po pres një shok; pres autobus in (trenin); pres radhën; pres të pushojë shiu; prita gjatë; prit të presim! thuhet kur dikush rri gjatë, nuk vepron ose e bën diçka ngadalë; e prita në aeroport (në stacion); pres të vijë gjahu; pret rastin e volitshëm; kush ka ditën mos presë mesditën (fj. u.).
- v. III është gati; kërkon të bëhet, të zgjidhet etj.; jokal. mund të shtyhet, duron: po ju pret dreka; të pret taksia; na presin detyra të tjera; nuk pret kjo punë (ky problem).
- Edhe jokal., kam mendimin, bindjen etj. se do të bëhet a do të ndodhë diçka dhe përgatitem për të; është e mundshme; kujtoj a parashikoj; shpresoj: pret një fëmijë do të lindë shpejt; pres të më thërresin; e kam pritur prej kohësh; s'e prisja këtë gjë prej tij; çfarë prisnim e çfarë na doli.
- E rrok a e kap diçka që vjen drejt meje: e priti topin; e priti në prehër; e priti me një dorë; fëmijën e priti mamia.
- E pranoj dikë në shtëpi dhe e mbaj; pranoj të më takojë, të flasë me mua etj.; mbaj qëndrim të caktuar ndaj dikujt a ndaj diçkaje: të pret mirë; pret e përcjell është mikpritës; i vijnë shumë miq në shtëpi; në cilën ditë pret ministri?; nuk e priti mirë kritikën.
- Si pj. dale: prit t'ia tregoj.
IIIm. sh. etnogr.
- Ai që të pret në besë.