PRESË I
f. sh.
- Pjesa e metaltë e briskut, e thikës, e shpatës etj. pa dorezën; ana e mprehtë e thikës, e sëpatës a e një mjeti tjetër prerës, pjesa që pret, ten. Presë e mprehtë. Presë e thikës (e briskut, e sëpatës, e kosës, e bajonetës). Thikë me dy presa.
- fig. Goditje kryesore, ana më e mprehtë dhe më e rëndësishme e diçkaje; teh. Presa e luftës. E drejtoi presën e fjalimit nga...
- Vendi ku ndahet uji i kanalit a i vijës për të ujitur arën; secila nga vijat e vogla që të çojnë ujin nëpër hullitë e një are; hulli e hapur tërthorazi me plug në një arë për t`u prerë rrugën ujërave. Ndan presën. Ujit me presa.
- Ledh me gurë a cfrat në një lumë për t'u prerë rrugën peshqve.