PRESJE
If. sh. bot.
- Barishte me kërcell të drejtë, me gjethe të gjata, të ngushta e të mprehta, që rritet nëpër këneta.
IIf. sh. gjuh.
- Shenjë pikësimi (,) që tregon një pushim të shkurtër dhe ndan një fjalë, një grup fjalësh ose një a më shumë fjali.
Shprehje
- Nuk luaj (nuk ndryshoj) asnjë presje nuk ndryshoj asgjë në atë që kam shkruar a që kam thënë.