Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    PRESTAR

    m. sh.
    1. Mjeshtër që pret stofin a basmën, sipas masës e modelit, për të bërë një kostum, një pallto, një fustan etj.; mjeshtër që merret me prerjen e lëkurës a të materialeve të tjera për këpucë në një fabrikë, sipas modeleve të caktuara; mjeshtër që sharron e bën dërrasa; ai që merret me prerjen e diçkaje sipas kallëpeve. Reparti i prestarëve.
    2. vjet. Rrobaqepës.