Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    PRETENDUES

    Im. sh. libr.
    1. Ai që pretendon për diçka; ai që synon e lufton për të arritur diçka; mëtues. Pretenduesit kryesorë. Pretenduesit për vendin e parë në festival.
    IImb. libr.
    1. Që parashtron kërkesa të tepruara, që ka pretendime; që shpreh pretendime. Njeri pretendues. Me ton pretendues.
    2. Që synon e lufton për të arritur diçka. Skuadra pretenduese për titullin kampion.