PREVENTIV
Im. sh. fin.
- Shuma e nevojshme që parashikohet të shpenzohet për kryerjen e një punimi; dokumenti ku është përllogaritur e përcaktuar kjo shumë. Preventivi i një ndërtese (i një objekti). Sipas preventivit. Hartuan (bënë) preventivin.
IImb.
- libr. Parandalues. Masa preventive. Mjekësia preventive. Vaksinë preventive.
- fin. Që parashikon ose përllogarit e përcakton shumën e nevojshme që do të shpenzohet për kryerjen e një punimi. Buxhet preventiv. Projekt preventiv.