Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    PRIFT

    m. sh.
    1. fet. Titulli fetar me i thjeshtë në kishën e krishterë; ai që mban këtë titull dhe kryen shërbesat e zakonshme fetare; hist. ai që kryente shërbesat fetare në një tempull (në kohët e lashta), faltar: prift ortodoks (katolik); ishte bërë si prift kishte mbetur pa rruar prej kohësh; po e bëre prift, mos i rruaj mjekrën! (fj. u.) thuhet kur i besojmë dikujt një punë, por nuk i japim mundësitë e nuk e përfillim.
    2. ndërt. Dru i shkurtër e i trashë që mban kulmarin e çatisë.
    3. Varëse rrobash e përbërë nga një dru i gjatë mbi një mbështetëse dhe me grepa sipër: var pallton në prift.