Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    PRILL

    m.
    1. Muaji i katërt i vitit, që vjen pas marsit. Ditë prilli. Shirat e prillit. Doli marsi, hyri prilli. Në prill mbill! Prilli bën lulen e maji ka nderin. fj. u. thuhet kur dikush e bën një punë por frytet ia rrëmben një tjetër.

      Shprehje

      • E shkund manin në prill (arrën në korrik) shih te SHKUND.