Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    PRIRJE

    f. sh.
    1. Veprimi sipas kuptimeve të faljeve PRIER, PRIREM. Prirja e qeprave. Prirja nga shumica.
    2. Vetitë e karakterit ose bindjet që e shtyjnë njeriun të veprojë, të sillet a të mendojë në një mënyrë të caktuar. Prirjet politike. Prirje revolucionare (komuniste). Prirje intelektualiste. Prirje e huaj. Prirje për rehati vetjake. Kishte prirje për të kritikuar vend e pa vend.
    3. Dëshira që ka dikush për t’u marrë me një veprimtari; aftësi e natyrshme që ka dikush për diçka. Prirjet e nxënësve. Zhvillon prirjet. Ka prirje për vizatim (për muzikë).
    4. vjet. Pjerrësi.