PRISHJE
f. sh.
- Veprimi dhe gjendja sipas kuptimeve të foljeve PRISH, PRISHEM. Prishja e murit (e urës). Prishja e dhëmbëve. Prishja e mishit. Prishja e kores së tokës. Prishja e kontratës. Prishja e ndërgjegjes. Prishja e rregullit.
- Vend i prishur a i shkatërruar. Prishje tektonike. gjeol. Prishjet në çati.
- bised. Shpenzim. Prishjet dhe të ardhurat.