Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    PRIVILEGJ

    m. sh.
    1. E drejtë e veçantë që kanë njerëzit e klasave shfrytëzuese, zyrtarët, një krahinë e caktuar etj. dhe që nuk e gëzojnë njerëzit e thjeshtë, klasat e shtypura etj.; venom. Privilegje klasore. Të pasurit gëzonin privilegje. U bënin privilegje. Nuk njohim asnjë privilegj.
    2. Përfitim a lehtësi e veçantë për dikë, që nuk e gëzojnë të tjerët.