PRO
Indajf. libr.
- Në anën ose në të mirën e dikujt a të diçkaje, për; kund. kundër: votuan 60% pro dhe 40% kundër.
IIparafj.
- (r. rr.) së bashku me një emër a me një përemër shënon njeriun ose veprimin me të cilin pajtohet dikush ose nga i cili anon; kund. kundër: jam pro jush.
IIIPRO-fjalëform. libr.
- Shërben për të formuar emra dhe mbiemra me kuptimin "përkrahës i dikujt a i diçkaje; që është në anën e dikujt a të diçkaje ose që vepron në të mirë të dikujt a të diçkaje" (p.sh. proshqiptar, proamerikan, proevropian etj.).