PROCEDOJ
jokal.
- Ndjek një rrugë a metodë të caktuar për të kryer një punë; vet. veta III ka një ecuri të caktuar. Procedoi me pjekuri. Punët procedojnë rregullisht.
- kal. drejt. Ngarkoj me përgjegjësi dikë që ka vepruar në kundërshtim me ligjet dhe me normat juridike në fuqi. E proceduan për dëmtim të pronës.