PROFESIONAL
mb.
- Që ka të bëjë me një profesion të caktuar, që lidhet me një profesion; që është veti e një njeriu në një profesion të caktuar, që është karakteristik për një profesionist. Aftësi profesionale. Njohuri profesionale. Ngritje profesionale. Ndërgjegje profesionale. Sëmundje profesionale. Kureshtje profesionale.
- Që përgatit punëtorë të kualifikuar, teknikë e specialistë për një degë të caktuar të prodhimit e të kulturës, që jep njohuri për një profesion të caktuar. Edukim (formim) profesional. Shkollë profesionale. Arsimi profesional arsimi që merret në shkollat profesionale.