Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    PROGNOZË

    f. sh.
    1. Parashikim për një dukuri, ngjarje etj. sipas disa të dhënave shkencore. Prognozë e përpiktë (e saktë). Prognoza e motit (e kohës). meteor. parashikimi i motit.
    2. mjek., veter. Parashikimi i ecurisë dhe i fundit të një sëmundjeje sipas disa të dhënave. Prognozë e mirë (e keqe). Prognoza e sëmundjes.