Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    PROJEKSION

    m. sh.
    1. Paraqitja e një pike, e një drejtëze a e një figure gjeometrike në një sipërfaqe të rrafshët sipas një boshti të dhënë. Projeksioni i një pike. Projeksionet e kateteve në hipotenuzë. Projeksioni i segmentit mbi një drejtëz.
    2. Paraqitje e zmadhuar në ekran e filmit, e diapozitivave etj. me aparate të posaçme; projektim. Aparat projeksioni.