PROLETAR
Im. sh.
- Punëtor me mëditje në shoqërinë kapitaliste, i cili nuk ka asnjë mjet prodhimi, nuk zotëron asgjë tjetër përveç fuqisë së krahut, që është i detyruar t'ia shesë kapitalistit për të mos vdekur nga uria; pjesëtar i klasës së proletariatit. Proletarët e qytetit (e fshatit). Proletarë të të gjitha vendeve, bashkohuni!
- hist. Qytetar i shtresës më të varfër e më të ulët në Romën e Vjetër.
IImb.
- Që ka të bëjë me proletarët ose me proletariatin, i proletarëve ose i proletariatit; që përbëhet nga proletarët ose mbron interesat e proletariatit; që është karakteristik për proletarët, që frymëzohet nga idealet e proletariatit dhe i pasqyron ato. Parti proletare. Familje proletare. Ideologji proletare. Partishmëri (frymë) proletarë. Botëkuptim proletar. Disiplinë proletare. Heroizëm proletar. Thjeshtësi (ndërgjegje) proletare. Moral (humanizëm) proletar. Virtyte proletare.
- Që zhduk pronën private mbi mjetet e prodhimit dhe e shndërron atë në pronë të të gjithë shoqërisë, që shkul nga rrënjët shfrytëzimin e njeriut nga njeriu dhe e vë proletariatin në krye të pushtetit shtetëror; që është në dobi të proletariatit, që u shërben qëllimeve të proletariatit. Revolucion proletar. Diktaturë proletare. Politikë (vijë) proletare. Demokracia proletare është demokraci e vërtetë.