PROLETARIZOJ
kal.
- E kthej dikë në punëtor me mëditje, e bëj proletar (në vendet kapitaliste).
- Mbush radhët e partisë me proletarë, pranoj në parti anëtarë nga gjiri i klasës punëtore, shtoj numrin e proletarëve në parti (për partinë e proletariatit).
- E bëj që të marrë tiparet e proletarit a të proletariatit, e bëj që të jetojë, të mendojë e të veprojë si proletarët.