PROPOZOJ
kal.
- I parashtroj dikujt një mendim për diçka që ta shqyrtojë e ta miratojë; jap një mendim për ta zgjidhur diçka që diskutohet. Propozojnë punëtorët. Propozoi një zgjidhje të re. Propozoi të krijohej një komision.
- Shpreh mendimin që dikush të zgjidhet në udhëheqje të një organi ose të jetë anëtar në një organizate, në një këshill etj. E propozuan për kryetar kooperative (për anëtar të komitetit të rinisë).
- bised. I bëj një vajze kërkesën për t'u fejuar dhe për t'u martuar me të. I propozoi të fejoheshin (të martoheshin).