Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    PROTOKOLL

    m. sh. zyrt.
    1. Procesverbal; regjistër në të cilin shënohen shkresat e një zyre: protokolli i mbledhjes; numri i protokollit; e regjistroi në protokoll.
    2. dipl. Tërësi rregullash për ceremonitë që bëhen për pritjet e përcjelljet zyrtare; zyra që merret me pritjet e përcjelljet në institucione që kanë marrëdhënie me botën e jashtme: drejtoria (dega) e protokollit.
    3. Marrëveshje nëpërmjet dy palëve për shkëmbime ekonomike, kulturore, shkencore etj.