Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    PROZAIZËM

    m.
    1. let. Mungesë e frymës poetike në një vepër artistike, nënvlerësim i mjeteve shprehëse që janë karakteristike për artin. Prozaizëm i rëndomtë (i theksuar). Ra në prozaizëm. Poema vuan nga prozaizmi.
    2. kryes. sh. ~MA, ~MAT let. Fjalë e shprehje të rëndomta nga gjuha e përditshme që futet vend e pa vend në një vepër poetike; mjete nga stile të tjera të gjuhës që përdoren me tepri në një poezi. E ka mbushur me prozaizma.
    3. libr. Të qenët i zakonshëm, i rëndomtë e i mërzitshëm, të qenët prozaik.