PUBLIK
Im.
- Tërësia e njerëzve të një vendi, të një qyteti etj., të cilëve u bëhet e njohur diçka; masa e gjerë e popullit, popull. Publiku shqiptar. Iu drejtua publikut me anë të radios (të televizionit). Kërkon të mashtrojë publikun.
- Tërësia e njerëzve të mbledhur diku për të parë a për të dëgjuar diçka, për të ndjekur një shfaqje, për të zhvilluar një miting etj. Publik i gjerë (i shumtë, i ngritur, i gjallë). Duartrokitjet (thirrjet) e publikut.
IImb.
- Që i përket gjithë popullit, që është i hapur për të gjithë, i të gjithëve; që lidhet me jetën, me punën a me veprimtarinë e të gjithëve, që i shërben gjithë popullit, që mund ta përdorë kushdo; që administrohet nga shteti, i shtetit; botor. Opinioni (mendimi) publik. Transporti publik. Shërbimet publike. Sigurimi (rendi) publik. Qetësia publike. Vepra (ndërtime) publike. Lokal publik. Banjë (nevojtore) publike.
- Që bëhet para të tjerëve ose para një publiku të gjerë, në prani të të gjithëve, botor; që bëhet me pjesëmarrjen e gjerë të popullit, i përgjithshëm; popullor. Shitje publike. Kritikë (përgjigje) publike. Skandal publik. Fjalim publik. Shfaqje publike. Mbledhje (festë) publike. Manifestime publike.
Shprehje
- Shtëpi publike ndërtesë ku mbahen me qëllim shfrytëzimi gra që shesin trupin e nderin e tyre për të siguruar mjetet e jetesës (në vendet borgjeze).