Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    PUQ

    Ikal.
    1. Afroj dikë a diçka pranë dikujt a diçkaje tjetër aq sa të takohen dhe të rrinë ngjitur; puthit. Puqi të dy gishtat. Puqi duart me të. Puqi majat e shufrave. I puqën lundrat. I puqi mirë që të mos hapen.
    2. fig. Afroj e i bëj një, i pajtoj (mendimet, pikëpamjet, synimet etj.). Ata i puqën mendimet. I puqi fjalët me të.

      Shprehje

      • Puqën shpatat a) bënë dyluftim me shpata; b) u zunë, u grindën keqas.
    IIndajf.
    1. Ngjitur me dikë a me diçka; aq afër me dikë a me diçka sa që duket sikur janë ngjitur; fare pranë, puthitur. Puq me mua. Rrinin puq. I kemi shtëpitë puq. E vunë puq me të. E ngriti puq me murin.