Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    PUS

    m. sh.
    1. Gropë e thellë, zakonisht e veshur me gurë, që është hapur për të nxjerrë ujë; bised. gropë e madhe ku mblidhen ujëra për ujitje ose ujëra të tjera; vend i thellë në shtratin e një lumi, gomën: pus artezian pus që e nxjerr ujin vetë nën trysninë natyrore; gryka e pusit; çikriku i pusit; nxjerr ujë me kova nga pusi; puset e Valbonës; s'bëhet pusi me gjilpëra (fj. u.) nuk bëhet një punë pa veglat a mjetet e nevojshme; mos hyr në pus me litarin e botës! (fj. u.) mbështetu në forcat e tua!; pusi i mirë njihet në kohë të thatë (fj. u.).
    2. gjeol. Vrimë e thellë në tokë, e pajisur me gypa a me mjete të tjera të posaçme për të nxjerrë naftë ose gaz; min. gropë e thellë që hapet në minierë për të nxjerrë e për të mbartur mineralin ose si rrugë kalimi e minatorëve: pus nafte (gazi); pus ndihmës; pus ajrimi.
    3. fig. Njeri që nuk i nxjerr të fshehtat, që nuk ia tregon tjetrit ato që di ose hallet e veta: është pus (i thellë) (dikush).
    4. Si mb., edhe fig., shumë i thellë; shumë i errët, shumë i zi, shumë i nxirë: u bë pus qielli (koha); u bë pus (dikush) u ngrys në fytyrë, u nxi në fytyrë.

      Shprehje

      • M'u bë pus (diçka) më vajti ters; ia bëri pus (diçka) ia përshkroi me ngjyra shumë të errëta, ia bëri zi e më zi; të fut në pus (në ujë
      • ) e të nxjerr pa lagur; (është) pus pa ujë (dikush) është shumë i varfër, e ka shtëpinë fare bosh; / nuk është i zoti për asgjë, është pemë pa kokrra; e hodhi në pus (diçka) nuk e vlerësoi a nuk e përfilli fare; hyri në pus ra në një gjendje shumë të vështirë, u gjend ngushtë; hyn në pus e del pa lagur është njeri shumë dinak, bën dredha e ua hedh të tjerëve; i ka pus punët (dikush) i ka punët shumë keq, është në pikë të hallit; e hodhi në pus (diçka) e la në harresë, e harroi fare.