PUSHOJ
jokal.
- Lë punën për t'u çlodhur, çlodhem, prehem për ca kohë. Pushoj pas punës. Pushuan nja dy ditë. Pushuam tek ura. Pushoni pak! S`ka pushuar asnjë minutë. Punoi gjithë ditën pa pushuar fare.
- Kaloj lejen e zakonshme ose pushimet diku. Po pushojnë në plazhin e Durrësit.
- vet. veta III libr. Është varrosur diku, prehet. Këtu pushon...
- vet. veta III. Ndalon rrjedhën, zhvillimin e vet etj.; nuk vepron më, nuk punon a nuk bëhet më; nuk është më; nuk dëgjohet më; ndërpritet, ndalet, ngel. Pushoi shiu (breshëri). Pushoi era (stuhia). Pushoi puna. Pushoi lëvizja (lëkundja). Pushoi zhurma. Pushoi motori. Pushoi telefoni. Pushuan trokitjet. Pushoi ora (sahati). I pushoi zemra. Pushuan grindjet. Pushoi lufta. Pushkët s'pushonin. Pushoi së bërtituri (së qari, së foluri). Pushoi së rrahuri zemra e tij vdiq.
- Nuk flas më, nuk nxjerr më asnjë zë nga goja; hesht (për njerëzit). Pusho ti! Pushoni! Pusho, mos qaj! S'i pushoi goja.
- kal. E largoj dikë nga një punë, nuk e lë më të kryejë një detyrë, e heq nga puna. E pushuan nga puna (nga detyra). I pushuan të gjithë. E pushuan në vend.
- kal. Ndërpres një punë, një veprim a një veprimtari etj.; bëj që të ndërpritet rrjedha e diçkaje, zhvillimi i saj etj.; nuk e lë të rrjedhë a të dalë më; e bëj të heshtë a të mos ndihet më; e ndal. Nuk e pushonin këngën (punën). E pushoi vajin (të qarët). I pushoi britmat (ulërimat). I pushoi gjakun. Ia pushuan dhembjet. Pushoje foshnjën! Mundohej ta pushonte të bijën.
- kal. bised. Çlodh. Ta pushon shtatin.
Shprehje
- I pushon muhabetit dikush flet ngadalë dhe me mend, i mat fjalët kur flet a bisedon. Nisën vallet kur pushuan daullet shih te VALL/E,~JA.