PUSHTOJ
kal.
- Fut ushtrinë në një vend tjetër dhe shtie në dorë tokat e tij, e shkel një vend tjetër dhe ushtroj pushtetin mbi të; i heq me dhunë lirinë dhe pavarësinë një vendi a një populli, e robëroj; zë me forcë një vend; kund. çliroj. Pushtuan qytetin (fshatin). Pushtuan tërë vendin. Pushtuan tokat e feudalit. E pushtuan me (pa) luftë. Nuk e pushtuan dot.
- Arrij deri në një vend të vështirë dhe e shkel atë; ngjitem deri në një vend shumë të lartë; shtie në dorë diçka, arrij ta zotëroj (edhe fig.). Alpinistët pushtuan majën. Oxhaqet pushtonin qiellin. Mundohen të pushtojnë tregje të reja. Rinia po pushton shkencën.
- E kap dikë dhe e shtrëngoj fort me të dy krahët, e përqafoj dikë me mall; e përfshij diçka me dy krahët të hapur. Pushtoi të birin me mall. Pushtoi shtyllën (trungun). E pushtoi në kraharor. E pushtoi me të dy duart. E pushtoi fort. Nuk e pushtonin dot dy veta atë pemë.
- fig. Arrij ta kap të gjithë me një vështrim. E pushtoi arin me sy. E pushtoi sallën (klasën) me një vështrim.
- vet. veta III. Vjen, përhapet (zakonisht diçka jo e pëlqyeshme) dhe mbulon një vend a hapësirë, e përfshin të gjithë, e pllakos (edhe fig.). E pushtoi flaka. Zjarri pushtoi shtëpinë (pyllin). Arën e kishin pushtuar ferrat. Bora pushtoi male e fusha. Mornicat i pushtuan trupin. Vendin e pushtoi errësira. Heshtja pushtoi sallën.
- kryes. veta III fig. (zakon. me një trajtë të shkurtër të përemrit vetor në r. kallëzore). Më zë, më kap tërësisht një ndjenjë, një mendim a një gjendje, më mbërthen të tërin; më bën për vete. E pushtoi gjumi. E pushtoi gëzimi (krenaria). E pushtoi vaji (gazi). E pushtoi dëshira. E pushtoi frika (tmerri, paniku, zemërimi). E pushtoi mërzia. E pushtuan mendime të zymta. Pushtoi mendjet (ndjenjat) e lexuesve.