QAFË
f. sh.
- Pjesa që bashkon kokën me trupin e njeriut a të kafshës; ana e prapme e saj, zverku: arrëza (gropa) e qafës; e mori (e rroku, iu hodh) në qafë e përqafoi; / pjesë e një veshjeje rrotull saj; jakë: qafa e këmishës.
- Pjesa më e hollë e këmbës ndërmjet pulpës dhe nyjës a e dorës pranë kyçit; pjesa e sipërme deri te pulpa a gjuri (për çorapët a çizmet): qafat e këpucëve (e çizmeve); qafat e çorapeve.
- Pjesa e ngushtë dhe e zgjatur e një ene, e një vegle etj.; qafëz; qafa e shishes (e shtambës); qafa e furkës; qafa e zgjedhës pjesë e kularit që mbështetet në zverkun e kaut.
- anat. Pjesë e zgjatur dhe e ngushtë e një organi; bot. qafëz: qafa e mitrës; qafa e dhëmbit.
- Vendi më i ulët në kurrizin e malit a të kodrës, nëpër të cilin kalon udha: qafa e Thanës (e Buallit) (top.).
Shprehje
- Iu bë qafa palë-palë (me pala) u shëndosh shumë, u ngjall; u bë i pasur; i ra në (më) qafë e ngacmoi kot, e mërziti; e bëri me faj kot, e qortoi pa të drejtë; / i ngarkoi një barrë; i rëntë pas qafës (pas veshit
- )! mallk.; del (të nxjerr) po në atë (në një) qafë është po ajo gjë; arrin në përfundim të njëjtë; i ha qafa për këmborë e kërkon vetë diçka të papëlqyeshme a të vështirë; i ka hipur (i ka kërcyer) në qafë (në kurriz, në zverk) e ka vënë nën vete; m'u hiq qafe! (hiqmu qafe!) largohu e mos më mërzit!; e hoqi qafe shpëtoi prej dikujt; e ka qafën me një deli është shumë i dobët; është duke vdekur; paç veten në qafë! e ke vetë fajin për diçka të keqe që mund të ndodhë; të paça më qafë (në qafën time)! qofsha unë fajtor për diçka të keqe që mund të ndodhë; mos ki frikë; zotohem unë; të merr më (në) qafë) është i përsosur, të lë me gojë hapur; e mori më qafë (dikë) e dëmtoi shumë; e futi në një gjendje shumë të keqe; s'ka qafë për atë këmborë! nuk është i zoti për atë punë; nuk e meriton diçka; nuk e ngre kurrë qafën nuk kundërshton kurrë; është kokulur; pres qafën (pres kokën
- ) (për diçka); kur të shohë qafën (shpatullat
- ); theu (këputi) qafën (zverkun, arrëzën) ra e u vra keq; / u shporr; e uli (e shtroi) qafën (kurrizin) përçm. u nënshtrua pa kundërshtuar; i varet në qafë (dikujt) i kërkon me lajka diçka; ia vari (ia la, ia vuri) në qafë diçka ia ngarkoi një tjetri; nuk e vë qafën në litar nuk nënshtrohet; nuk e duron zgjedhën e huaj; vuri (futi) qafën në zgjedhë i hyri një pune të rëndë e të vështirë; i zgjat (i shtrin) qafën (dikujt) mospërf. i përulet, i bëhet urë.