QAFORE
f. sh.
- shih GUSHOR/E,~JA 1. Qafore e artë. Qafore bronzi.
- Rrip i bardhë pëlhure që qepet ose mbërthehet nga brenda në jakën e xhaketës me grykë të mbyllur. Qafore e bardhë. Qafore e pastër. Qep (heq, ndërroj) qaforen.
- Jaka e këmishës a e xhaketës me grykë të mbyllur; jakë. Qafore e ngrirë. Qaforja e këmishës. Qafore prej gëzofi.
- Rrip lëkure i kapistrës, që vjen rreth qafës së kalit. I vuri qaforen kalit. E tërheq kalin për qaforeje.
- Copë leshi e trashë a copë e vogël thesi, e mbushur me kashtë etj., e cila vihet nën kularin e zgjedhës që të mos i vritet qafa kaut. Qaforet e qeve, i vënë qaforet zgjedhës.
- Qafa e çorapit.
- Sëpatë që e ka të gjatë e të ngushtë pjesën midis tunit dhe presës, sëpatë me qafë të gjatë. I presin degët me qafore.
- tek. Rrip prej metali ose prej një lënde tjetër, që shtrëngohet rreth një vegle të një pajisjeje ose të një mekanizmi. Qafore metali (çeliku, gome). Qaforja e cilindrit.
- Qafë e vogël mali a kodre.
- Lloj këmishe me grykë të mbyllur e pa jakë.
- Shall qafe. Qafore leshi (gëzofi).