QARKOJ
kal. bised.
- Zë vend rreth e rrotull dikujt a diçkaje. Qarkuan zjarrin (vatrën). E qarkuan shokët.
- E mbledh nga të gjitha anët me diçka, e mbyll a e mbështjell rreth e rrotull, rrethoj. Qarkoi kokën me duar. Flokët i qarkonin fytyrën. Retë e qarkuan hënën.
- Eci rreth e rrotull një vendi a një sendi, i bie qark. Qarkuan arën e dolën përtej.
- Rrethoj një vend a një kundërshtar. Partizanët e qarkuan armikun. E qarkuan shtëpinë (vendin).