QARKULLUES
mb. spec.
- Që lëviz nëpër një rrugë zakonisht të mbyllur; që kalon pa ndërprerje nëpër një mjedis, që nuk qëndron në një vend (për lëngjet, gazet dhe rrymat). Uji qarkullues. Gjaku qarkullues. Ajër qarkullues.
- ek., fin. Që është në qarkullim, që kalon nëpër veprimet tregtare e financiare, të lidhura me prodhimin dhe me shitjen e mallrave. Fonde qarkulluese. Kapital qarkullues.