Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    QARTËSOHEM

    vetv.
    1. vet. veta III. Pastrohet nga retë, kthjellohet (për motin). Qartësohet moti.
    2. vet. veta III. I ikin papastërtitë një lëngu ose i kullojnë në fund, kthjellohet; kund. turbullohet. Ujërat u qartësuan.
    3. fig. Më bëhet e qartë një çështje a diçka e errët, më sqarohet diçka; kthjellohem. Iu qartësua mendimi. Iu qartësua rruga.
    4. pës. e QARTËSOJ.