Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    QEFIN

    m. sh.
    1. Pëlhurë e bardhë, me të cilën myslimanët mbështjellin dhe futin në varr të vdekurin (në vendet ku vepron feja myslimane). E mbështollën (e varrosin) me qefin. Të prefshin qefinin! mallk. vdeksh! I bardhë si qefin shumë i bardhë.

      Shprehje

      • U bë qefin u zbeh shumë në fytyrë. Me qefin nën sqetulla (në kokë) në rrezik të madh, me kokë në torbë. E mbante qefinin me vete a) nuk trembej nga vdekja, e kishte marrë vdekjen parasysh; b) e ndiente se po i afrohej vdekja.