QELBËSIRË
f. sh.
- Diçka shumë e ndyrë ose e prishur dhe që bie erë të keqe, ndyrësirë. Nuk hahet kjo qelbësirë. Mos i prek ato qelbësira! Bie era qelbësirë.
- Njeri që mbahet shumë i papastër, qelbanik.
- shar. Njeri me vese të ulëta e i prishur nga ana morale, qelbanik.
- fig. Veprim që të ngjall neveri, punë e ndyrë; fjalë a shprehje e ndyrë. Ka bërë shumë qelbësira. Nxjerr qelbësira nga goja.