Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    QELIBARTË

    mb.
    1. Që është prej qelibari; që është bërë prej qelibari. Cigarishte (pipë, llullë) e qelibartë.
    2. Që ka ngjyrën e qelibarit e që është i ndritshëm a i tejdukshëm. Flokë të qelibartë. Fletë të qelibarta.
    3. fig. Që është shumë i pastër nga ana morale, i kulluar; i çiltër. Ndërgjegje e qelibartë. Buzëqeshje e qelibartë.