Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    QEN

    m. sh.
    1. zool. Kafshë gjitare shtëpiake, që mbahet për të ruajtur shtëpinë a bagëtinë, për gjah etj.: qen gjuetie langua, zagar; qen stani; qen kufiri; qen i tërbuar; jetë qeni jetesë shumë e keqe; gjumë qeni gjumë i keq me shqetësime; not qeni mënyrë notimi me lëvizje të shpejtë të duarve përpara gjoksit; punon si qen punon shumë e në kushte të vështira; qeni leh atje ku ha (fig.); qenit tregoi shkopin (fj. u.); qeni që leh nuk të kafshon (fj. u.); qeni që s'di të lehë, ta sjell ujkun në vathë (fj. u.); kush fle me qenin (me qentë) ngrihet me pleshta (fj. u.) më thuaj me kë rri, të të them se cili je; e vrave qenin, hidhe në përrua (fj. u.).
    2. fig. shar. Njeri i keq dhe i pabesë: qen bir qeni njeri i keq e nga prindër të këqij.

      Shprehje

      • Qen deti peshkaqen; bleu qen dhe doli këlysh i doli më keq seç e priste; ç'i duhen qenit brekët! nuk e meriton diçka; s'ia ha qeni shkopin është i zoti dhe i zgjuar; (është) qen i punës punon me ngulm, është i zoti; (është) për t'ua hedhur qenve është ushqim shumë i keq; ka sa të hanë qentë thjesht. ka sa të hajë dreqi; kapi (zuri) qeni një lepur mospërf., iron. rastisi një herë; s'kishte ku ta zinte (ku ta kapte) qeni ishte i rreckosur; ishte shumë i varfër; kujto (zër në gojë) qenin, rrëmbe (bëj gati) shkopin thuhet kur dikush vjen sapo ia kemi përmendur emrin; luante qeni i kallajxhiut bëhej zhurmë e madhe e rrëmujë; ndodhte diçka që s'ishte parë ndonjëherë; / u bë gosti e madhe; s'e njeh qeni të zotin është rrëmujë e madhe; qen kopshti (kopshtari, bahçevani) keq. ai që nuk e gëzon as vetë diçka dhe nuk lë as të tjerët ta gëzojnë atë; qentë le të lehin, karvani shkon përpara le të shpifin sa të duan, ne do të punojmë e do të përparojmë; si qeni i lëshuar nga zinxhiri thuhet për dikë që vepron pa u përmbajtur; sikur qeni qepën të hajë! medoemos; patjetër; qen i rrahur njeri që e ka pësuar në jetë dhe ruhet se mos e pësojë përsëri; qen rrugësh (sokaku, zorrësh, sallhaneje) mospërf. njeri pa vlerë, që endet poshtë e lart pa punë; (shkoi, u vra) si qeni në vresht (në rrush) e pësoi rastësisht e pa asnjë shkak; (shkojnë) si qeni me macen shkojnë keq me njëri-tjetrin; i them qenit qen e çmoj dikë ashtu siç është.