QENDROR
Im.
- hist. bised. Organi udhëheqës partiak. Udhëzimet e Qendrorit. Shokët e Qendrorit.
- vjet. Organi qendror drejtues i një administrate.
IImb.
- gjeom. Që ka të bëjë me qendrën, që i përket qendrës, i qendrës; që ndodhet në qendër. Pikë qendrore. Rreze qendrore. Largësi qendrore. Kënd qendror këndi ndërmjet dy rrezeve të një rrethi.
- Që është në pjesën e mesit të një vendi, të një sendi a të një grumbulli, që ndodhet në qendër të diçkaje. Pjesa qendrore. Krahinë qendrore. Evropa Qendrore. Sheshi qendror. Tribunë qendrore. Fronti qendror. Druri qendror. bot. shkopi i bardhë që mbetet pasi t'i hiqet një dege lëvorja.
- Që kryen veprimtarinë kryesore drejtuese e udhëheqëse, që është më kryesori në një sistem organizmash, të cilat merren me një veprimtari. Komiteti Qendror. Pushteti qendror. Organet qendrore. Këshilli qendror. Administrata qendrore. Drejtoria qendrore. Shtabi qendror. Komisioni qendror.
- Që ka të bëjë me organet më të larta drejtuese të një veprimtarie shtetërore ose shoqërore, që buron, varet e drejtohet prej tyre. Planifikimi qendror. Gazeta qendrore. Shtypi qendror.
- fig. Që është më kryesori e më i rëndësishmi, që zë vatrën kryesore të një dukurie ose veprimtarie. Temë (ide, figurë) qendrore. Vend qendror. Rol qendror.
- spec. Që shërben si vatra kryesore për të plotësuar nevojat e një rrjeti ose për ta vënë atë në lëvizje. Ngrohje qendrore. Sistemi nervor qendror. fiziol. truri dhe palca e kurrizit.