QEPË
f. sh. bot.
- Bimë barishtore me kokë të nëndheshme prej shumë fletësh të tulta, të mbledhura njëra mbi tjetrën, me rrënjë si tufë, me gjethe të gjelbra si bishta të hollë e të gjatë, të zbrazët brenda e të mbyllur në majë, që bën lule të vogla të mbledhura si çadër dhe fara shumë të imëta; koka dhe gjethet e kësaj bime me shije djegëse, që përdoren si ushqim. Qepë e bardhë (e kuqe). Qepë të njoma (të thata). Qepë djegëse (e ëmbël). Qepë e tharë. Qepë të grira (të skuqura). Kokë (fletë) qepe. Farë qepe. Lëng qepe. Bishtat e qepës. Karabushi i qepës. Cipa e qepës. Barut qepe. bised. farat e imëta të kësaj bime. Varg me qepë. Mish me qepë. Sallatë me qepë. Mbjell (shkul) qepët. I vë plagës qepë e kripë.
- Pjesa e nëndheshme e disa bimëve, që ka trajtën e një koke të rrumbullakët e pak të zgjatur prej shumë fletësh të mbledhura njëra mbi tjetrën, qepore. Qepa e zambakut. Shumëzohet me qepë.
Shprehje
- Cipë qepe diçka shumë e hollë, pothuajse e tejdukshme. S'prishet dasma për një qepë (për një limon) fj. u. shih te DASM/Ë,~A. Mos e prish jahninë për një qepë mos e prish gjithë punën e bërë për diçka të vogël, mos e prish një punë të rëndësishme për hiçgjë. Sikur qeni qepën të hajë! medoemos, me çdo kusht, patjetër, sido që të bëhet. Ngul qepë e shkul hudhra bën një punë të padobishme, krejt të kotë, bën më shumë dëm sesa punë të vlefshme. Sofrën shtroje edhe me bukë e qepë (e kripë) shih te SOF/ËR, ~RA. QEPË DETI bot. Boçkë. QEPË GJARPRI bot. Xhërrokull.