Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    QEPGJIR

    m. sh.
    1. Lugë me bisht të gjatë, e cila e ka pjesën e kreut të rrafshët e me vrima dhe përdoret për të marrë diçka që skuqet në tigan a piqet në tepsi, për ëmbëlsirat, për t'i hequr shkumën gjellës etj.
    2. Enë gjysmë e rrumbullakët dhe me vrima të vogla, që përdoret për të larë orizin ose diçka tjetër.