Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    QERSHI

    f. sh. bot.
    1. Dru frutor me gjethe vezake të dhëmbëzuara, me lule të bardha të grumbulluara tufë, që bën kokrra të kuqe a të verdha, të ëmbla e me bërthamë në mes, të cilat piqen në fillim të verës; kokrrat e kësaj peme që përdoren për të ngrënë a për reçel. Qershi e butë (e egër). Qershi belica. Qershi gurje (krapje). Kokrra qershie. Bishtat e qershive. Lëng (reçel) qershie. Druri i qershisë. Vjel qershitë.

      Shprehje

      • Fshesa e qershisë bujq. shih te FSHES/Ë,~A. QERSHI TOKE bot. Qershigël.